zoom

Bota

Vjedhja spektakolare e 31-vjeçares. Si i grabiti 8 mln euro nga vendi i punës. Zbardhet skema

Një 31-vjeçare ka kryer një grabitje spektakolare si në filma, duke arritur të vjedhë plot 8 milionë euro nga vendi ku punonte.

Ngjarja ka ndodhur në Bremen të Gjermanisë, ku autorja e grabitjes, Yasemin Guendogan ra në prangat e policisë pas dy vitesh e gjysmë që qëndronte e fshehur.

Mediat gjermane kanë zbardhur skemën që ajo përdori për të grabitur kompaninë e transportit të parave “Loomis” më 21 maj 2021.

Detyra e 31-vjeçares në kompani ishte të paketonte kartmonedhat në kuti. Ato më pas transportoheshin me makina të blinduara në bankomate.

Në 21 maj të vitit 2021, 31-vjeçarja vuri në zbatim planin e saj për të grabitur. Ajo nuk i futi paratë në kuti, por në thesin e mbeturinave. Kutitë ku duhet të ishin paratë i mbushi me plehra.

Më pas, e ngarkoi thesin të një furgon me targa të vjedhura dhe u zhduk nga Gjermania drejt Turqisë.

Por gjithçka u zbulua pas katër ditësh.

Pas hetimeve të kryera dhe kur u mor vesh roli i saj në këtë histori, 31-vjeçarja vendosi të dorëzohej tek autoritetet gjermane dhe u vu në pranga në aeroportin e Bremenit teksa u kthye nga Turqia./ Zoom.al