Aplikacion
Real fitoi pas penalltive, pasi ndeshja e rregullt 1 – 0 për Atletico, duke e cuar rezultatin përfundimtar në 2 – 2. Real e kishte fituar përballjen e parë 2 – 1.
Por një gol i shënuar me penallti nga sulmuesi argjentinas, Alvarez u anulua nga gjyqtari pas rishikimit të VAR.
Arsyeja e anulimit, sipas gjyqtarëve ishte prekja e topit më të dyja këmbët nga ylli argjentinas i Atletico.
Megjithatë, një video e publikuar në xhirim të ngadalësuar nga faqja Yariga, nuk duket se Alvarez e prek topin dy herë.
Nisur nga video të tilla,, tifozët e Atleticos e kanë cilësuar ndeshjen si një vjedhje të madhe.
Shihni videon e mëposhtme në Zoom.al për të gjykuar vetë mbi të. /Zoom.al