zoom

Aktualitet

Viti i ri akademik nis me bojkot, studentët e Mjekësisë në protestë: Kjo është vetëm dita e parë

Viti i ri akademik nisi këtë të hënë me bojkot.

Studentët e Mjekësisë nuk u futën në auditorët e mësimit prej ligjit të ri që i detyron ata të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.

Të veshur me bluza të bardha në shenjë simbolike dhe me pankarta në duar, studentët po protestojnë kundër punësimit me detyrim në Shqipëri. Protestën fillimisht e nisën para fakultetit dhe më pas u zhvendosën pranë rektoratit.

Studentët paralajmëruan se ky është vetëm fillimi i protestave.

“Nuk po luftojmë vetëm për një të drejtë tonën. Kemi që nga korriku që protestojmë. Ky popull që meriton kaq shumë të marrë shërbimin e merituar. Jo siç ndodh sot, kjo është vetëm dita e parë e bojkotit. Shpresoj që në ditët në vijim do të jemi më shumë, do vazhdojmë ti përmendim vazhdimisht popullit dhe qeverisë që mjekësia është elita e këtij vendi. Ne nuk jemi tradhtarë siç na kanë përmendur shpesh herë nëpër studio. Nuk jemi ne ata që i shpërdorojmë taksat e këtij populli. Ne jemi ata që sakrifikojmë sa e sa vite të jetës vetëm që të përgatitemi e ti shërbejmë popullit në mënyrën më dinjtoze që të mos vuajnë nëpër spitale, por për t’iu dhënë një jetë me dinjitet. Shumë e vërtetë që mjekët largohen, por ky është faji individual i atyre që ikin dhe faji i instancave shtetërore, që nuk ua mundësojnë kushtet dhe sigurinë. Për këtë arsye mjekët largohen”, u shpreh një prej tyre.