Aplikacion
Vitamina B6 duket se ndihmon në reduktimin e ankthit dhe depresionit , sipas një studimi të ri të publikuar në Human Psychopharmacology: Clinical and Experimental.
Pjesëmarrësit në studim raportuan nivele më të ulëta të ankthit dhe depresionit pas marrjes së suplementit çdo ditë për një muaj.
“Funksioni i trurit mbështetet në një ekuilibër delikat midis neuroneve ngacmuese që bartin informacion dhe neuroneve frenues, të cilët parandalojnë aktivitetin kolateral”, tha autori kryesor i studimit, Dr David Field.
Dhe ai shton se ” teoritë e fundit i lidhin çrregullimet e humorit dhe sëmundjet e tjera neuropsikiatrike me çrregullimin e këtij ekuilibri, shpesh në drejtim të rritjes së niveleve të aktivitetit të trurit “.
Ai thekson se, ” vitamina B6 ndihmon trupin tonë të prodhojë një transmetues kimik specifik që pengon impulset në tru dhe bazuar në studimin tonë kjo ka një efekt qetësues duke kontribuar në uljen e ankthit tek vullnetarët “.
Në studim, studiuesit u fokusuan në rolin e mundshëm të B6, i cili dihet se rrit prodhimin e Acidit G-Aminobutyric (GABA), i cili pengon impulset e trurit midis qelizave nervore.
Nivelet e rritura të GABA në mesin e pjesëmarrësve që kishin marrë suplemente të vitaminës B6 u konfirmuan nga testet e kryera në fund të studimit, gjë që përforcon teorinë se B6 ishte përgjegjëse për reduktimin e ankthit. U zbuluan gjithashtu ndryshime delikate, por të padëmshme në funksionalitetin vizual, në përputhje me nivelet e kontrolluara të aktivitetit të trurit.