zoom

Lajme

Vitamina F: Çfarë është, për çfarë shërben dhe ku gjendet

Termi vitaminë F përdoret për të përshkruar dy acide yndyrore thelbësore: acidin linoleik (omega-6) dhe acidin alfa-linolenik (omega-3).

Këto janë lëndë ushqyese thelbësore që trupi nuk është në gjendje t’i sintetizojë dhe për këtë arsye duhet t’i marrim përmes dietës. Për këtë arsye është më mirë ta siguroni në çdo vakt të ditës, duke përfshirë edhe snack-et.

Ajo nxit përthithjen e vitaminave të tretshme në yndyrë si vitamina A, e dobishme për lëkurën, vitamina D, thelbësore për shëndetin e kockave dhe vitamina E, e cila kontribuon në qarkullimin e gjakut dhe largon plakjen. Po ashtu vitamin F kontribuon në pasjen e një peshe normale.

Vitamina F mund të merret përmes një sërë ushqimesh. Ndër ushqimet që janë më të pasura me të janë peshku, në veçanti peshku blu si sardelet, açugeja, harenga, skumbri, salmon, trofta dhe merluci.

Ju gjithashtu mund të merrni vitaminë F duke konsumuar ushqime të tilla si farat, veçanërisht farat chia dhe liri. Burime të tjera janë avokado, vaji (për shembull vaji i ullirit) dhe arrat, të cilat përmbajnë në bërthamat e tyre jo vetëm acid linoleik (LA) por edhe acid alfa-linolenik (ALA). Dhe gjithashtu bajame, stika pishe dhe shqeme./ Living

Related Posts

None found