Aplikacion
Golat e pësuar në ndeshjen e shkuar – “Normalisht unë marr përgjegjësitë e mija dhe mendoj që mund të bëjmë më mirë, duhet të marr përgjegjësit ë e mija. Mund të kisha bërë me mirë te golat, dua te ndihmoj ekipin dhe nuk ndihem mirë kur nuk arrij ta bëj atë”.
Pritshmëritë ndaj Zrinjski – “Normalisht tentojmë kualifikim, duhet të harrojmë ndeshjen e shkuar dhe të jemi ndryshe nesër.
Kundërshtari – “Normalisht ne mundemi të bëjmë më mirë, kemi analizuar kundërshtarin ata nuk kanë qenë kot në grupet e Europa Ligës, e kemi mbivlerësuar. Shpresoj të na behët mësim dhe të kalojmë me sukses këtë sfidë. Ne duhet ta vlerësojmë kundërshtarin dhe e respektojmë për të kaluarën, por ne këtë ndeshje nuk ka lidhje e kaluara. Nuk duhet të mbivlerësojmë kundërshtarin”.
Grupi – “Në çdo repart duhet të kemi kujdes , nuk duhet të nxitohemi duhet të kemi besim. Na ka mbajtur harmonia në kampionat kemi qenë bashke dhe kemi besuar, këtë gjë duhet ta bëjmë edhe nesër”.
Sulmuesi kundërshtar – “Patjetër që nuk kam frik se nuk ka çfarë të më bëj (qesh), besoj do ta ndalojmë me sukses”.
Komunikimi me Shehin – “Trajneri na uli dhe na qetësoi, na tha se kjo është mungesa e eksperiencës, trajneri na ka thënë që 20% duhet të jemi me të kaluarën dhe 80% me të ardhmen. Duhet të përmirësojmë gabimet e të kaluarës”. /zoom.al/