zoom

Bota

Virusi vdekjeprurës “Marburg” zbulohet për herë të parë në Afrikën perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se autoritetet në Guinea kanë konfirmuar një rast vdekje nga virusi Marburg, i përafërt me Ebolën ku simptomat kryesore janë ethet dhe hemorragjitë.

Kjo është hera e parë që sëmundja vdekjeprurëse është zbuluar në Afrikën perëndimore. Dy muaj pasi Afrika deklaroi se “u çlirua” nga Ebola, u zbulua rasti i parë i virusit Marburg.

Matshidiso Moetim, drejtuesi i OBSH-së në Afrikë tha se po punohet me autoritetet lokale për të gjetur një zgjidhje të shpejtë, duke u bazuar tek eksperienca dhe ekspertiza e mëparshme e Guineas në menaxhimin e Ebolës, virus i cili transmetohet në mënyrë të ngjashme.

Infektimet me këtë virus nisin kur një kafshë e infektuar si majmuni ose lakuriqi i natës e kalon virusin tek njerëzit, e më pas virusi shpërndahet nga një person tek tjetri nga kontakti me lëngjet e personit të infektuar.

Simptomat janë dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella me gjak, gjakderdhje./ The Guardian – Përgatiti: Alesia Doçi