Aplikacion
View this post on Instagram
Krejt papritur, dikush kërkon t’i japë këngëtarit para, duke i afruar kartëmonedhën, por Ylli refuzon kategorikisht. Në video ai shfaqet serioz duke i komunikuar fansit se jo, nuk do t’i pranojë paratë.
Serioziteti ka nxitur komente ne rrjet, teksa edhe vetë artisti nuk nguroi të reagonte me humor:
Momenti duket se ishte në fakt i sikletshëm dhe e gjeti Limanin të papërgatitur.
Krejt ndryshe po ndodh aktualisht me Luiz Ejllin, i cili duket se marrëdhënien me paratë e ka shumë më të natyrshme.
Video të ndryshme tregojnë se si këngëtari mbulohet me kartëmonedha nga admiruesit dhe asnjëherë nuk kthen dorë. Përkundrazi i merr i buzëqeshur dhe i mban në duar.
Lidhur me videon e Ylli Limanit, Zoom.al ka teorinë e vet konspirative. Një afrim i ngadaltë i videos mjafton për të parë se artistit iu ofruan vetëm 20 pound.
A ishte kjo arsye relativisht e fortë për të thënë jo?/ Zoom.al