Aplikacion
Banesa ishte lyer ,me benzinë dhe më pas i ishte vendosur flaka. Brenda vilës në Berat ndodhej babai i pronarit të banesës, Shahin Qato,78-vjeç.
Ky i fundit është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse pa lëndime nga banesa. Dëme raportohet se ka pësuar vetëm kati i tretë i vilës, që është në pronësi të shtetasit Dritan Qato, i cili jeton prej shumë vitesh në Itali së bashku me familjen.
Zjarri është mundur të lokalizohet në një kohë të shkurtër. Shefi i Repartit të Shërbimit Zjarrëfikës Berat, Artan Merko, ka deklaruar se pas njoftimit të marrë zjarrëfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Ai deklaroi se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme, pasi vila ishte e lyer nga të gjitha anët me benzinë.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të shumtë policie, për të zbardhur ngjarjen.
Ende nuk dihen shkaqet se përse banesa u lye me benzinë dhe më pas ju vu flaka, ndërkohë që burimet policore konfirmojnë se po kontrrollohen edhe kamerat e mundshme të shtëpive e bizneseve përreth vilës.