zoom

Aktualitet

“Viktima po kalonte në vijat e bardha kur u godit”! Aksidenti me vdekje në Berat: Shoferi u largua menjëherë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Berat. Aksidenti ka ndodhr në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, në Berat është përplasur nga një automjet A. A., 48 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Mësohet se mjeti që e ka goditur dhe është larguar nga vendngjarja ka qenë një Fuoristradë e zezë, e cila pas goditjes e ka tërhequr disa metra zvarrë viktimën 56-vjeçar.

Viktima Artur Abazaj ishte përpjekur të kalonte rrugën përgjatë vijave të bardha, kur është goditur nga një mjet që udhëtonte me shpejtësi në drejtim të Beratit dhe sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mjeti e ka tërhequr 56-vjeçarin disa metra zvarrë dhe më pas është larguar.

Njoftimi i policisë:

“Në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke kaluar rrugën, është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja”.