zoom

Aktualitet

Vidhnin skafe, automjete dhe banesa, goditet grupi i hajdutëve që vepronte në Tiranë e Durrës

Policia ka goditur një grup kriminal në fushën e vjedhjes që vepronte në Durrës dhe Tiranë.

Sipas Policisë në operacionin e koduar “Theft network”, u arrestuan 4 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Në pranga u vunë shtetasit: Donald Subashi, Denis Marku, Elvis Muça dhe Artur Lama.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një grup që kryente vjedhje në qarkun e Durrësit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Theft netëork”. Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve: D.S., 26 vjeç, banues në Marikaj; D.M.,18 vjeç, banues në Shkodër; E.M., 38 vjeç, banues në Mamurras; A.L., 48 vjeç, banues në Mamurras.Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit E.Z., 49 vjeç, banues në Tiranë”.

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 4 vjedhje të kryera në Sukth, në fshatin Bilalas dhe në Mullet, Tiranë si dhe vijon puna për dokumentin e një sërë vjedhjesh të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup.

“Si rezultat i veprimeve hetimore u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjeve: Vjedhja e mjetit lundrues skaf e shtetasit S. K., në Sukth; Vjedhja në tabakinon e shtetasit R. V., në fshatin Bilalas; Vjedhja e dy automjeteve e konkretisht furgon dhe kamionçinë, të vjedhura në Mullet Tiranë më datë 13.02.2025”.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mjet lundrues, një automjet kamionçinë, rrobat e përdorura nga personat e dyshuar në vjedhjen e tabakinos së shtetasit R. V., dhe katër aparate celularë.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentin ligjor të vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Postime të lidhura