zoom

Aktualitet

Vidhet Posta Shqiptare në Babrru, autorët largohen me biçikleta

Një vjedhje ka ndodhur pak minuta më parë në Babrru.

Mësohet se rreth orës 09:15,dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë.

Më pas autorët janë larguar me biçikleta. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Postime të lidhura