Aplikacion
Në rrjetet sociale Dhima ka postuar një video ku Himarën e tregon si pjesë të Vorio Epirit, në emër të së cilit janë vrarë e masakruar shumë shqiptarë deri në vitin 1914-të, kur u mësynë brenda territorit të Shqipërisë.
“Kandidoj sot, jo vetëm për t’i dhënë zë zërit dhe të drejtave të “Epirit të Veriut”, por edhe si përfaqësues i Greqisë, ashtu si kam bërë gjithmonë, si Pirro i të gjithë grekëve,”- shkruan Pirro Dhima në komentin e videos.
Vite më parë Pirro Dhima deklaronte se ishte djalë Tirane, pasi kishte jetuar dhe ishte rritur pranë Liceut Artistik në kryeqytet, pas lindjes në Himarë.
Rrugëtimi i tij si kampion pas shpërnguljes në Greqi i solli përfitimet të mëdha financiare dhe e bëri mbajtës të një rekordi Guinnes, por peshat e politikës janë më të rënda se ato në lojërat Olimpike./Zoom.al
View this post on Instagram