Aplikacion
Por, tashmë jashtë shtëpisë dhe me 100 mijë euro në xhep, Luizi, me vullnet të lirë po bën përsëri fushatë për Becin, në vendlindjen e tij, Shkodrën.
Në videot e mëposhtme ai shihet duke kënduar dhe duke u kërkuar shkodranëve votën për Becin. Arsyeja? Sepse Beci e kishte marrë në punë vetëm përse ishte shkodran.
View this post on Instagram
“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën” – tha Luizi brenda shtëpisë së BBV Albania.
Ndonëse nuk ka asgjë publike, nuk është habi që Luiz Ejlli të dalë edhe në mbështetje të Erion Veliajt, ashtu si bëri ish- rivalja e tij, Olta Gixhari, të dy ish-demokratë.
Analiza e BIRN: Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen se ndërtuan një “mekanizëm korruptiv” për jetë luksi