zoom

Bota

VIDEOT e momentit tragjik! Shembet tenda gjatë mitingut në Meksikë, 9 të vdekur dhe 50 të plagosur

Të paktën 9 persona kanë vdekur dhe pesëdhjetë të tjerë janë plagosur në qytetin verior të Meksikës, Nuevo Leon, pasi një skenë u shemb në një aktivitet të fushatës për partinë Lëvizja Qytetare, raportoi gazeta lokale “Reforma”.

Kandidati presidencial i partisë, Jorge Alvarez Magínez, tha në mediat sociale se një erë e fortë shkaktoi shembjen e skenës të mërkurën në ngjarjen në qytetin e San Pedro Garza Garcia, një enklavë e pasur pranë qendrës industriale të Monterrey-t (siç shihet dhe nga dy videot më poshtë).

Alvarez tha se ai ishte “mirë” pasi u dërgua në një spital lokal, por se anëtarët e ekipit të tij u plagosën dhe se ai po kthehej në vendin e ngjarjes. Disa media raportuan fillimisht për 5 t1% vdekur, kryesisht ata që ishin në skenë, por gjatë ditës sot me orën europiane u raportua se numri ka shkuar në 9 viktima. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura