zoom

Të gjitha

“Bam Bam” e Camila Cabello merr mbi 8 milion klikime

Videoklipi i Camila Cabello me Ed Sherean ” Bam Bam” po korr një sukses në vetëm disa ditë që është publikuar.

Ajo u mirëprit nga fansat e dy artistëve të famshëm duke i marrë më shumë se 8 milionë klikime brenda dy ditëve në YouTube, si dhe duke u pozicionuar në maje të platformës muzikore iTunes, në disa shtete përfshirë këtu edhe Amerikës.

“Bam Bam” që është një këngë e cila flet për rimëkëmbjen pas një ndarjeje të dhimbshme. Kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të tretë dhe të shumëpritur nga fansat, “Familia”, i cili do të publikohet më 8 prill të këtij viti.

Në shkallë globale, kënga e re e dyshes Cabello dhe Sheeran është pozicionuar në vendin e dytë të toplistës “Worldwide iTunes”, duke u bërë kënga e re më e dëgjuar në planet për momentin. Vendin e parë të kësaj liste vazhdon ta ketë dyshja e famshme, Elton John dhe Dua Lipa, me hitin e tyre “Cold Heart”.

Kënga “Bam Bam” duket të jetë mjaft personale për Camilan, e cila para pak muajsh i dha fund lidhjes disa vjeçare me këngëtarin kanadez, Shaën Mendes./L.K

/Zoom.al