Aplikacion
Fill pas daljes së Oltës nga formati televiziv, si për të hedhur poshtë aludimet u publikua një video ku ish-lojtarja shfaqej duke u përqafuar me të motrën. Pamjet u cilësuan gjerësisht nga publiku si aspak natyrale.
E ftuar në studion e “Ftesë në 5”, Gerta Gixhari foli për pamjet e filmuara nga mamaja e tyre.
Bieta: Çfarë të tha Olta kur e takove?
Me tha të dua dhe patjetër më pyeti Gera a bëra mire që dola që mora ketë vendim sepse ne konsultohemi për çdo gjë në punë dhe lëvizjet tona në përditshmëri. Ajo ka pasur shumë pikëpyetje brenda vetes. Kur dol nga spektakli atë natë erdhi menjëherë në shtëpinë e gdhimë atë natë deri në mëngjes u mundova t’ia parashtroja me shumë sportivitet të gjitha gjerat qe fliten për të jashtë.
Bieta: U përfol shumë për një video te postuara ku ju po përqafoheni, duke thënë që është aktrim
Gerta: Atë e ka postuar mami im gabim kur po xhironte videon gabimisht ajo ka shtypur butonin e ka ndaluar dhe videoja është ndare në dy pjesë pasi ajo e ka filluar përsëri ne momentin që është postuar janë postuar ne dy copa videot por po ta provoni ta bashkëngjisni do te shikoni që videoja ka rrjedhë, nuk e kuptoj si mund te dyshoni ne një përqafim mes motrash./ Zoom.al