zoom

Lajme

Videoja e fundit e Liam Payne pak orë para tragjedisë

Ylli i One Direction, Liam Payne filmoi veten duke ngrënë mëngjes në një shtëpi në Argjentinë, pak para se të humbiste jetën tragjikisht.

Ai shoqërohej në momentet e fundit të jetës së tij nga e dashura e tij, Kate Cassidy.

Muzikanti 31-vjeçar vdiq pasi u rrëzua nga kati i tretë në oborrin e brendshëm të hotelit CasaSur.

Mjekët konfirmuan vdekjen e tij të menjëhershme për shkak të plagëve të rënda në trup.

Mediat argjentinase raportuan se Payne ishte në Buenos Aires për të ndjekur koncertin e ish-shokut të tij të grupit One Direction, Niall Horan.

.