zoom

Bota

Video/Zjarret në Greqi jashtë kontrollit/ Rrezikohen hotelet me turistë, evakuohen 1000 banorë

Situata në ishull grek Rodos paraqitet alarmante për shkak të vatrave të zjarrit, të cilat janë prezentë që prej ditës së martë.

Mediat greke raportojnë se rreth 1000 persona janë vakuar nga zonat përreth dhe janë duke u transferuar në Kalathos.

Departamenti i zjarrfikësve, në një konferencë për shtyp u shpreh se situata është alarmante dhe se zjarri më i vështirë që vendi është përballur ndonjëherë. Ndërkohë në vendngjarje janë duke punuar 173 zjarrfikës, 10 grupe të njësive këmbësore, 35 automjete, 5 helikopterë dhe 3 avionë, për shuarjen e flakëve.