zoom

Aktualitet

VIDEO/ Zjarr i madh në Dhërmi, në rrezik disa banesa

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar në fshatin Dhërmi.

Flakët po favorizohen nga era e fortë dhe po u afrohen banesave të zonës së Gjilekës.

Në këtë zonë janë rreth 30 banesa në rrezik nga zjarri.

Në ndihmë të zjarrfikëseve të Himarës kanë shkuar dhe banorët e fshatit Dhërmi, të cilët me mjete rrethanore po ndihmojnë për izolimin e zjarrit.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe helikopteri për të ndërhyrë dhe normalizuar situatën.