Aplikacion
Ditë ne sotme në Milano, janë mbledhur drejtuesit e UEFA-s, klubit italian dhe Barçës për drekën e zakonshme të drejtuesve para ndeshjeve të tilla.
Mes të pranishmëve, ka qenë dhe Presidenti i zikaltërve, Steven Zhang, i cili në fakt nuk është pritur fare mirë nga tifozët e pranishëm jashtë restorantit.
Ata kanë thirrur njëzëri “Zhang në shtëpi”, ndërsa drejtuesit e tjerë të Interit, Beppe Marotta dhe Alessandro Antonello u larguan në heshtje.
Duhet thënë se nuk është një situatë e mirë për skuadrën e Interit, që vjen pas shumë humbjeve në kampionat, aq sa po përflitet për një largim të trajnerit Inzaghi.