Aplikacion
Janë përplasur ashpër në emisionin “Pressing” në “T7”, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe analisti Sadri Ramabaja. Të dy kanë ofenduar e fyer njëri-tjetrin.
Thaçi i tha “qenef” Ramabajës, e Ramabaja ia ktheu me “budallë”.
Pjesë nga debati:
Ramabaja: Po të ishe qytetar i Kosovës do të padisja menjëherë, se një tjetër rrugaç si ti e kam paditë…Ti edhe gënjen edhe nuk skuqesh fare.
Thaçi: Ku gënjej?
Ramabaja: Në raport me mua, paditëm në gjyq dhe fitoje gjyqin.
Më pas ofendimet pushuan pak, dhe Thaçi iu kthye Ramabajës me fjalët: “A e pave ç’ka ështe sulmuar bac, se mendove që s’ma mban në fillim të emisionit?”.
Ramabaja: Ti je budallë total.
Thaçi: O Sadri qenefi, kadale mbaje gojën pak bre.
(Në video përplasja nga 1:12:20)