zoom

Sport

VIDEO/ Zbulohet motivi përse Kumbulla goditi me shkelm Berardin

Marash Kumbulla e mbylli ndeshjen përpara kohe mbrëmjen e djeshme.

Mbrojtësi i Romës u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të pjesës së parë.

Kamerat kapën 23-vjeçarin duke goditur me shkelm Berardin dhe duke i bërtitur këtij të fundit.

Pas rishikimit të pamjeve me VAR, gjyqtari i ka treguar Kumbullës kartonin e kuq dhe ka drejtuar gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.

Por, pas përfundimit të sfidës, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë edhe imazhet që shpjegojnë arsyen përse lojtarin e verdhekuqve e lanë nervat dhe u detyrua të dilte jashtë normave sportive.

Në pamjet e publikuara shihet se Berardi ka goditur fillimisht Kumbullën në pjesën intime, çka ka sjellë edhe acarimin e mbrojtësit shqiptar që më pas ka reaguar në mënyrë agresive. /zoom.al/