Aplikacion
Sipas “New York Post”, gazetarja Rawia Qassem po fliste përpara robotit të quajtur “Mohammad”, kur papritur ai lëvizi dorën drejt pjesës së pasme të saj.
Qassem, dukshëm e befasuar, u largua me shpejtësi nga roboti, madje duke bërë shenjë me dorë që ai të ndalonte. Ajo më pas vazhdoi të prezantojë në DeepFest, një ngjarje e Inteligjencës Artificiale e mbajtur në fillim të këtij muaji në Riad.
Kompania robotike QSS, e cila zhvilloi “Mohammad”, i tha Metro UK se roboti është “plotësisht autonom” dhe funksionon “në mënyrë të pavarur, pa u kontrolluar drejtpërdrejt nga njeriu”.
“Tashmë e kemi shqyrtuar tërësisht videon dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Nuk ka pasur asnjë devijim nga sjellja e pritshme e “Mohammedit”, megjithatë, do të merren masa shtesë për të parandaluar afrimin e robotit nga çdo person brenda rrezes së tij të lëvizjes”, tha kompania në një deklaratë.
“Mohammed” u krijua për të ndihmuar në kryerjen e detyrave në kushte të rrezikshme, duke ndihmuar në përmirësimin e sigurisë për njerëzit, sipas Metro UK. Kjo i bën disa të besojnë se roboti u zhvendos në këtë mënyrë për t’i kërkuar Qasemit të bënte një hap përpara.
QSS tha se e merr seriozisht sigurinë, kështu që u kërkoi pjesëmarrësve të ngjarjes të mos qëndrojnë shumë pranë robotit gjatë daljeve të tij. /ZOOM.AL/
🎥WATCH: Saudi Arabia's inaugural male robot reportedly engages in inappropriate touching with a female reporter.#SaudiArabia #Robot #الهلال_الرياض pic.twitter.com/fyl01719tx
— Forsige Breaking News (@ForsigeNews) March 9, 2024
Policia në kaos, bandat në pushtet. Për çfarë i duhet posti Ministrit të Brendshëm?