zoom

Të gjitha

Video virale/Fansja i gjuan Dafina Zeqirit nga të pasmet në koncert, ja si reagoi këngëtarja

 

Një video nga një koncert i fundit i Dafina Zeqirit është bërë virale në rrjetet sociale. Përveç artit të saj, këngëtarja njihet për stilin e guximshëm, performancat provokuese dhe të zjarrta.

Ajo shpesh u servir fansave të saj surpriza që nga më të ndryshmet, por kësaj here ka ndodhur e kundërta. Kjo pasi ka qenë një fanse ajo e cila ka surprizuar Dafinën me veprimin e saj.

Në videon që po qarkullon, Dafina shihet teksa kërcen në mënyrë sensuale pranë fanses. Kjo e fundit i kap të pasmet dhe i gjuan, ndërsa këngëtarja vijon kërcimin e saj.

Për vidon ka reaguar edhe vetë Dafina, e cila ka lënë një koment. “Ishte më e lezetshmja, ajo vajzë”- shkruan Dafina.

Kjo nuk është hera e parë që Dafina bën performanca të tilla para fansave.  Në një nga koncertet e saj, teksa po performonte në skenë, Dafina ngriti fustanin dhe bëri tëerk në drejtim të gjithë fansave të pranishëm në koncert.

Shumë prej të pranishmëve ngelën gojëhapur, teksa të tjerë e kanë shijuan shumë këtë performancë.