zoom

Bota

VIDEO tronditëse/ Thellohet bilanci i tragjedisë në Indi, të paktën 121 të vdekur në tubimin fetar

Thellohet bilanci i humbjeve njerëzore pas një kaosi një tubim fetar hindu në Indinë veriore, duke e çuar numrin e të vdekurve në 121 persona.

Incidenti ndodhi në një fshat në rrethin Hathra, rreth 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit Nju Delhi, në shtetin verior indian të Uttar Pradesh.

Zyrtarët vazhdojnë të shprehin frikën se numri i të vdekurve do të rritet. Rrëmujat vdekjeprurëse janë të zakonshme nëpër festivalet fetare në Indi, ku turma të mëdha mblidhen në hapësira të ngushta dhe pa masa të duhura të sigurisë.

Fillimisht u raportua se rreth 15.000 njerëz ishin mbledhur për këtë ngjarje, e cila kishte leje të pranonte vetëm rreth 5000 njerëz. /ZOOM.AL/