zoom

Bota

Video tronditëse/ Siguria e Trump dështoi, qytetarët panë e filmuan autorin: Po ngjitet në çati…

Pamje të reja janë bërë publike nga momentet para atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump në Pensilvani, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me boshllëqet e sigurisë që lejuan të ndodhte incidenti.

Në video shihet se qytetarët kanë parë 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks, teksa është ngjitur në tarranën nga e cila ka qëlluar ish-presidentit amerikan.

“Ai po ngjitet në çati, e shihni? A është shtrirë?”, dëgjohen të thonë qytetarët sipas një video të publikuar në rrjetet sociale. “Është dikush në tarracë”, i thirrur dikush policisë, ndërsa tregonte të riun teksa lëvizte mbi tarracë.

Sipas burimeve të Associated Press, një oficer i policisë lokale u ngjit në tarracë dhe pa Crooks që i drejtoi pushkën. Më pas, sipas të njëjtave burime, Crooks qëlloi menjëherë drejt Trump.

Ndërkohë, një përfaqësues i Shërbimit Sekret, në një deklaratë për New York Times fajësoi policinë lokale për të shtënat. Sipas Anthony Giulemi, 20-vjeçari ishte jashtë perimetrit i ruajtur nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Sipas tij, Shërbimi Sekret ishte përgjegjës për sigurinë në vendin e tubimit të Trump, ndërsa policia lokale në Pensilvani kishte për detyrë të siguronte zonën jashtë vendit. Megjithatë, sipas New York Post, banorët vendas thanë se ata nuk u vizituan nga askush me uniformë as para dhe as gjatë tubimit të Trump. /ZOOM.AL/