zoom

Aktualitet

VIDEO TRONDITËSE/ Pasi masakroi gruan në Athinë, shqiptari shkoi në market për të blerë birra

Pasi vrau me thikë gruan, shqiptari Eduard Danaj është filmuar i qetë nga kamerat.

Pak minuta pas krimit, ai u drejtua te një hotel për të qëndruar disa herë.

Ndërsa në fund, kur po dilte nga hoteli, ai i kërkoi recepsionistes të ndizte për pak televizorin për të parë lajmet.

Nga aty, Eduard Danaj shkoi në një market për të blerë birra. Nga kamerat (kliko KËTU për të parë videon), ai duket i qetë në lëvizjet e tij.

Danaj u arrestua disa orë pas ngjarjes në gjendje të dehur. Ai pranoi krimin, duke mos shprehur pendesë që vrau gruan, Enkelejda Danaj, sepse, sipas tij, ajo e tradhtonte.