Aplikacion
Në një takim me simpatizantë të tij, Doshi dëgjohet të thotë se do bëjë fushatë për Angonin, pasi ajo është përzgjedhur edhe nën ndikimin e tij.
“Edi Rama ia ka dhënë të gjitha pushtetet në dorë Tom Doshit në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka: Çdo tender, çdo emërim, çdo kandidim. Siç e konfirmon dhe vetë në këtë video, është ai që ka zgjedhur edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës. Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama po bashkëpunon ngushtë me Tom Doshin, duke e emëruar atë de fakto si shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Shkodër. A ka poshtërim më të madh për socialistët shkodranë që kandidaten t’jua caktojë Tom Doshi?”, shkruan Gazmend Bardhi.
View this post on Instagram