zoom

Aktualitet

Video/ Tirana “pushtohet” nga uji, Lana del nga shtrati

Kryeqyteti është përfshirë sot nga reshje të dendura shiu, që prej orëve të para të mëngjesit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al_news)

Lumi Lana ka dalë nga shtrati dhe akse rrugore kanë qenë për minuta të tëra nën pushtetin e ujit. Kjo duket edhe nga pamjet e siguruara nga Zoom.al ku shihet se Lana ka pasur prurje të mëdha, duke nxjerr në sipërfaqe edhe mbeturina të shumta.

Uji ka dalë nga shtrati tek zona e Pallatit me Shigjeta, një zonë kjo që ka probleme sa herë që bien reshje të dendura në Tiranë.

Por probleme ka pasur dhe në rrugë të tjera, ku pusesat e bllokuara kanë bërë që rrugët dhe trotuarët të mbulohen nga uji dhe qarkullimi i mjeteve dhe qytetarëve të vështirësohet shumë.