Aplikacion
Pas një rrebeshi shiu, që zgjati për afro 2 orë, kryeqyteti u paralizua nga trafiku.
Siç duket në këto pamje të kapura nga Zoom.al, mjetet janë bërë varg në zonën e njohur si “Rruga ura”, pranë Komisariatit nr.4.
Shoferët janë të irrituar nga pritja për minuta të tëra në trafik dhe i bien borive pa pushim, duke shkaktuar zhurmë për banorët e kalimtarët.
Një situatë që përsëritet vazhdimisht në Tiranë, sa herë ka reshje shiu.