Aplikacion
Një djalë tentoi të shtypë me makinë një të ri, ndërsa një tjetër mbante në dorë një thikë. Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim shoferin 23-vjeçar të mjetit luksoz.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë shpalljen në kërkim të shtetasit E. J., 23 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, sepse më datë 06.01.2022, në rrugën “Veledin Kollozi”, ka kanosur shtetasin E. A., duke tentuar ta përplas me automjetin e tij. Vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.