Aplikacion
Ato kanë bllokuar rrugën dhe kanë refuzuar të ngrihen duke mos reaguar ndaj ndërhyrjes së efektivëve të policisë.
Të moshuarat kanë kërkuar ardhjen e instancave shtetërore për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe kanë vijuar përplasjet me fjalë me policinë, që ka kërkuar vazhdimisht largimin e tyre nga aksi dhe ka tentuar edhe zhvendosjen me forcë.
Sakaq, edhe vetë bashkëshortët e grave dhe familjarët e tyre u janë bashkuar efektivëve në thirrjen për largimin nga asfalti, por edhe ata kanë hasur në refuzim.
Prej 4 muajsh, banorët e Bërxullës protestojnë në shenjë kundërshtie për projektin për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, pasi kërkojnë kompensim në bazë të vlerës së tregut. Banorët pohojnë se pavarësisht protestave të tyre, ata nuk kanë marrë asnjë reagim nga institucionet shtetërore.