zoom

Aktualitet

Video të tjera me persona të njohur në Shqipëri? Vajza që “u kap” me Gjicin dyshohet si agjente

Vajza që u filmua në momente intime me Safet Gjicin në zyrën e Bashkisë së Kukësit dyshohet se është Alma Kaçi.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se videoja është filmuar nga vetë vajza, e cila kishte vendosur në çantën e saj, që ndodhej përballë tavolinës ku u krye akti, një kamera.

Po ashtu, një informacion ende i pakonfirmuar zyrtarisht që po qarkullon është se Alma Kaçi është agjente e mirëtrajnuar për të kapur zyrtarët e lartë në momente intime.

Dyshohet se vajza nga Berati jeton në Durrës, ku mbrohet edhe nga një grup kriminal, i cili më pas i përdor videot që bën Alma me zyrtarët për presion e për të vendosur gjoba.

Burimet jo zyrtare thonë se vajza ka edhe video të tjera, ende të papublikuara me persona të njohur në Shqipëri. Alma Kaçi ka qenë e lidhur me zv.drejtorin e SHISH, Vladimir Elezi.

Ndërkohë qarkullojnë informacone ende të pakonfirmuara se Alma Kaçi ishte vajza që u përdor për të filmuar ish-drejtorin e Hekurudhës Genci Alizotin, në një komunikim erotik me telefon.