zoom

Bota

VIDEO/ Skanimi 3D i Titanikut tregon mbytjen e anijes me detaje

Së fundmi një projekt imazherie dixhitale ka prodhuar atë që studiuesit e përshkruajnë si një “binjak dixhital” i RMS Titanic, duke treguar rrënojat e anijes me një nivel detajesh që nuk ishte kapur më parë.

Në imazhet e publikuara në rrjet shihen pamje unike 3D të të gjithë anijes, duke bërë të mundur që ajo të shihet sikur uji është kulluar.

Studiuesit shpresojnë se imazhet e reja 3-D do të japin të dhëna për atë që ndodhi me anijen oqeanike kur u mbyt në udhëtimin e saj të parë në 1912.