Aplikacion
Safet Gjici dhe Alma Kaçi i qëndruan kërkesës në seancën paraprake për gjykim të shkurtuar.
Prokuroria deklaron se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij. Gjici akuzohet se i premtoi Kaçit strehimin e qenve endacakë pas favorit seksual.
Sipas hetimeve të SPAK, “janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës”.
Tenderi mbeti në tentativë, teksa Alma akuzohet për ofrim të favoreve seksuale në korrupsion aktiv dhe Gjici në pranim të tyre, për korrupsion pasiv, me qëllim tenderimin. /ZOOM.AL/