zoom

Politikë

VIDEO/ Skandal, Rama i tregon gishtin e mesit të rinjve në Shkodër

Kryeministri Edi Rama duket se e ka humbur qetësinë totalisht në këtë fushatë zgjedhore, ndërsa pas fyerjeve dhe kërcënimeve, sot ka zgjedhur t’i tregojë gishtin e mesit disa të rinjve në Shkodër.

Të rinjtë kishin dalë në rrugë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj Ramës dhe qeverisë së tij. Veprimi i Ramës ndaj tyre ishte ngritja e gishtit të mesit, një veprim që muaj më parë e bëri edhe Bernd Borchardt, ish-ambasadori i OSBE në Shqipëri.

Gjatë ditës së sotme, po në Shkodër Rama vendosi t’i ofendojë të gjithë shqiptarët duke i cilësuar si thashethemexhinj.

Veprimi i Edi Ramës nuk është bërë për herë të parë.

Gjatë fundvitit të kaluar, Edi Rama u nxori gishtin e mesit të rinjve që po protestonin në sheshin ‘Skënderbej’ kundër tij.