zoom

Aktualitet

VIDEO-SKANDAL/ Nuk është Gaza, është Vlora…

Jo vetëm Tirana gëlon nga plehrat dhe ndotja, por edhe qytete që aktualisht duhet të jenë elitë dhe pararojë e turizmit elitar.

Pamjet që shihen në video nuk janë pasojat e bombardimeve në Gaza, por janë plehrat e Vlorës që digjen. Për të disatën herë papërgjegjshmëria institucionale kap kulmin dhe pikërisht në Vlorë, pasi para disa muajsh situata u përsërit. teksa inceneratorët djegin paratë e buxhetit në vend të mbetjeve, plehrat në terren digjen në vendgrumbullim, duke shkaktuar një ndotje kërcënuese për shëndetin.

Kjo është Shqipëria Turistike! Kjo është Shqipëria e 10 milionë turistëve. Ky është turizmi.

Dhe fajtorët janë dukshëm të qartë: Qeveria, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Bashkia e Vlorës.

Ata po e dëmtojnë turizmin, jo ne që denoncojmë se çfarë ndodh nga keq-administrimi e keq-qeverisja!

Një ditë më parë ioshte situata e pazakontë në qendër të Tiranës, ku grumbuj plehrash e mbetjesh industriale ishin plasur pak metra larg godinës së Bashkisë dhe zyrës së kryebashkiakut Erjon Veliaj, i cili nga ana tjetër promovon evente mirazhi të një kryeqyteti të pastër. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)