Aplikacion
Mijëra shqiptarë kanë ikur nga vendi muajt e fundit për shkak të varfërisë që ka kapluar vendin dhe jetesës tejet të vështirë për t’u përballuar. Ata si zgjidhje të vetme shohin largimin, duke qenë së shteti nuk po merr masa për të frenuar këtë fenomen që po shpopullon vendin çdo ditë. Madje Rama i quan të poshtër ata që deklarojnë me fakte se shqiptarët po largohen nga vendi për shkak të vështirësive ekonomike dhe se vendi po kthehet në një ‘’çati’’ që rrezikon të shembet dhe t’i zërë poshtë.
Për kryeministrin Edi Rama edhe qeveria britanike e ka gabim kur thotë se shqiptarët po ‘’përmbytin’’ Mbretërinë e Bashkuar pavarësisht se faktet dhe shifrat e emigrantëve tregojnë një realitet të hidhur.
Më shumë se 38,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani me varka të vogla përgjatë Kanalit deri më tani këtë vit. Rreth 12,000 raportohen si shqiptarë krahasuar me një total prej 800 vitin e kaluar dhe 50 në 2020.
Por çfarë thoshte realisht për emigrantët?
Përpara se të bëhej kryeministër, ajo që kishte rëndësi për Ramën ishin emigrantët! Të paktën kështu deklaronte publikisht. Madje në vitin 2013, kryesocialisti Rama vizitoi edhe shqiptarët që jetonin e punonin në Milano të Italisë.
Sipas Ramës, shqiptarët largoheshin nga vendi, sepse nuk qëndronin dot aty ku nuk kishin vende pune.
View this post on Instagram
“Nga Shqipëria ikin çdo ditë 130 vetë, pse ikin këta nga parajsa e punës, çfarë shkojnë të gjejnë atje? Shqiptarët e dinë shumë mirë se Greqia e Italia nuk ka punë, madje edhe një punë që gjejnë atje e humbir dhe kthehen në rreshtin e të papunëve këtu. Pra ikin sepse nuk jetojnë dot,’- deklaronte Rama.
Ndërsa sot, që është vetë në krye të qeverisë, gjërat kanë ndryshuar sipas kryeministrit. Arsyeja që shqiptarët braktisin vendin, nuk është keqqeverisja. Madje kryesocialisti shkon më tej duke thënë se ata që e mendojnë këtë gjë, ose nuk kuptojnë osë janë të poshtër.
“Kush thotë se ikja e njerëzve sot nga Shqipëria lidhet me qeverisjen, nuk kupton asgjë. Ose nuk kupton asgjë, ose është i poshtër,”- thoshte Rama në 2019-ën.