Aplikacion
I mituri humbi katër shokët e tij për shkak të zjarrit dhe gjatë protestës, u prek dhe shpërtheu në lot, teksa kërkoi drejtësi për ta.
13-vjeçari kërkon një vend pa korrupsion sepse sipas tij, korrupsioni merr jetë.
“Korrupsioni vret gjithçka, njerëz! Nuk duam korrupsion këtu. Duam që njerëzit të jetojnë. Shumë fëmijë vdiqën këtu për shkak të korrupsionit. Nuk e duam këtu. Unë kam shumë shokë këtu që… Nuk mundem! Shumë njerëz vdiqën këtu për shkak të korrupsionit. Nëse njihni ndonjë në qeveri që… Nuk mundem! Nuk flas dot tani…”, tha 13-vjeçari.
View this post on Instagram
Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka nisur periudhën shtatë ditore të zisë kombëtare pas tragjedisë me 59 viktima dhe mbi 150 të plagosur në orët e para të së dielës.
Zjarri në klubin e natës në Koçan nisi për shkak të fishekzjarrëve që u përdorën për të krijuar ambientin festiv. Mbushja e lokalit përtej kapaciteteve, infrastruktura e dobët dhe mungesa e sigurisë, dyshohet se ishin shkaktarë të tragjedisë.