zoom

Aktualitet

VIDEO/Shpërthim në qendër të Sarandë. Shkëndija elektrike shkakton panik tek njerëzit

Në qytetin e Sarandës një shpërthim i madh elektrik ka frikësuar qytetarët dhe turistët.

Ngjarja ka ndodhur rreth 20 minuta më parë në rrugën më të populluar të qytetit në qendër të tij.

Qytetarë që gjendeshin aty në ato çaste tregojnë se njerëzit nisën të largoheshin me shpejtësi ndërsa në distancë nisën të merrnin pamje.

Pak momente më vonë ka arritur edhe zjarrfikësja.

Saranda ka pasur probleme të shumta me lidhjet energjetike këtë sezon veror, duke nisur nga shkëputjet e deri tek shpërthimet.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)