zoom

Bota

VIDEO/ Shokohen fansat, këngëtari i njohur vdes në skenë

Një këngëtar i njohur turk, Metin Arolat ndërroi jetë papritur teksa po performomente skenë.

Ai po jepte një shfaqje live në Kozjatagi në Stamboll, kur pësoi atak në zemër dhe ra përtokë.

Fansat e mbledhur për të shijuar performancën e tij u tronditën nga kjo ngjarje.

Një infermier që ndodhej në lokal nxitoi t’i jepte ndihmën e parë dhe njoftoi ambulancën.

Por Arolat ndërroi jetë rrugës për në spital.

Metin Arolat fitoi popullaritet në vitet 1990 si këngëtar. Përveç karrierës së tij në këngë, Arolat ishte i njohur për regjinë e videoklipeve për artistë të shumtë turq.