zoom

Bota

VIDEO/ Shihni si i shpëtoi taksisti sulmit terrorist

Ky është momenti i shpërthimit të një taksie pranë maternitetit të Liverpulit rreth mesditës së të dielës, kur qyteti përkujtonte dëshmorët e atdheut.

Një pasagjer që ndodhej brenda në taksi është viktima e vetme e ngjarjes, ku mbeti i plagosur edhe taksisti, 45-vjeçari Dejvid Perri.

Hetuesit thanë se bëhet fjalë për një akt të dështuar terrorist. Ishte pikërisht viktima që synonte të shkaktonte një masakër me shumë viktima, përmes një sulmi vetëvrasës, në maternitet ose në kishën ku zhvillohej mesha e përkujtimit të viktimave të luftërave.

Por mediat britanike thonë se ishte taksisti ai që shmangu masakrën. Duke kuptuar qëllimet e pasagjerit ai bllokoi dyert e automjetit, për të penguar daljen. Kjo bëri që atentatori të shpërthente brenda makinës. Fatmirësisht, taksisti shpëtoi me plagë të lehta dhe arriti të dalë nga makina ende pa marrë flakë.

Policia arrestoi tre të dyshuar për lidhje me kamikazin, identiteti i të cilit është ende i paqartë. Ndërsa autoritetet më të larta të vendit, përfshirë edhe Kryeministrin Boris Johnson shprehën nderimet për gjestin heroik të taksistit, që mund t’i kishte marrë edhe jetën.