zoom

Aktualitet

Video seksuale me Gjicin në zyrë, Gjykata e Lartë lë në fuqi masën ndaj Alma Kaçit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Alma Kaçit, e akuzuar për korrupsion aktiv nga SPAK, pasi u shfaq në video-përgjimin që e realizoi vetë, duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Pavarësisht kërkesave të saj të përsëritura, edhe togat e zeza të shkallës së tretë, e kanë lënë në fuqi masën e sigurimit ‘arrest në shtëpi’ ndaj Kaçit.

Kurse ish-kryebashkiaku Gjici, që akuzohet për korrupsion pasiv, ndodhet në paraburgim prej muajit korrik të këtij viti dhe dosja ndodhet në GJKKO për proces. /ZOOM.AL/