zoom

Aktualitet

Video/ Sapo ishte blerë, shkrumbohet automjeti në Tiranë

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje e sipër pasditen e sotme në Rrugën e Dibrës në kryeqytet.

Në njoftimin e policisë shkruhet se automjeti ishte blerë sot në një pikë koncesionare automjetesh dhe drejtuesi ka qenë duke lëvizur me targa provizore.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarje.

“Me datë 31.03.2023, në Rrugën e Dibrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ll. Automjeti është blerë ditën e sotme nga një koncensionar automjetesh dhe drejtuesi i tij po qarkullonte me targa provizore” shkruhet në njoftimin e policisë.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)