Roza Lati i ka rrëfyer bashkëjetuesit të saj brenda shtëpisë së BBVA 3, Jul Dedës një episod të trishtë të fëmijërisë së saj. Moderatorja tregoi se babai i saj ka dhunuar nënën e saj për një ibrik dhe kjo i ka lënë asaj shenjë të përjetshme.
“Ka ngrënë një grusht mami se kishte blerë një ibrik çaji pa lejen e babit. Nga kuzhina deri te dhoma e gjumit ka ecur zvarrë dhe unë e kam parë. Për një ibrik. Për opinion s’më plas. Prandaj kam karakter rebel unë. E kam kaluar që në moshë shumë të re. Subkoshienca e njeriut nga mosha 0-7 vjeç është karakteri që formohet në vazhdimësi të jetës. Merr truri sinjalet e para dhe shihet se çfarë njeriu bëhesh në jetë. Unë dhe Rita i falim shumë dashuri njëra-tjetrës e kemi rritur njëra-tjetrën”, tregoi ajo.