Odise Roshi ishte një nga lojtarët e Kombëtares, që si rrallë herë në karrierën e tij u la jashtë listës së kuqezinjve.
Silvinjo parapëlqeu të mos e grumbullonte për përballjen e rëndësishme kundër Polonisë, çka ishte edhe një nga surprizat e listës së publikuar ditën e premte.
Roshi nuk e ka lënë mungesën e ftesës në Kombëtare të ndikojë negativisht te ai, teksa sot ka shkëlqyer në fitoren që Sakaryaspor mori kundër Bodrumspor.
Sakaryaspor fitoi me rezultatin 2-1 dhe në të dy golat e shënuar protagonist ishte lojtari fierak.
Roshi tundi rrjetën në minutën e 43-të, ndërsa në të 83-tën jep asistin për golin e fitores.
Sakaryaspor shkon në kuotën e 46 pikëve dhe renditet në vendin e 6 në Ligën e Dytë turke, duke qenë kështu në zonën nga ku mund të pretendojë për një vend në elitën e Turqisë.
/zoom.al/
Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇
Related Posts
None found