Aplikacion
Pas një moti mes kthjellimeve dhe vranësirave gjatë orëve të ditës, mbrëmja solli një rrebesh të pazakontë.
Për disa minuta me radhë kryeqyteti “u pushtua” nga breshëri, i cili mbuloi të gjithë vendin.
Rrugët, sipërfaqet e makinave dhe të objekteve të tjera u zbardhën si të kishte rënë dëborë.
Këtë javë reshjet e dëborës në zonat malore u rikthyen, duke sjellë edhe rënie të ndjeshme temperaturash, pas një shkurti që u karakterizua nga i ngrohtë i pazakontë.