zoom

Aktualitet

VIDEO/ Qytetari hedh midhje në mbledhjen e Këshillit bashkiak të Sarandës në formë revolte: S’po bëjmë shaka

Pakënaqësi dhe revolta janë shfaqur në mbledhjen e fundi të Këshillit Bashkiak të Sarandës.

Sipas një video të publikuar në rrjetet sociale, një kultivues i midhjeve në liqenin e Butrintit ka hyrë në sallë dhe ka derdhur përtokë një kovë me midhje, në shenjë revolte për mosvreprimin e strukturave lokale për të mbështetur këtë biznes.

Ai ka deklaruar se midhja mban një arom shumë të keqe, dhe është drejt ‘vdekjes’.

“Shikoni në çfarë gjendje është midhja në liqenin e Butrintit, nuhateni aromën e midhjes që po vdes. Nuk po bëjmë shaka”, është shprehur kultivuesi i midhjes.

Kultivuesit e midhjes kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke theksuar se nuk kanë marrë mbështetje nga autoritetet lokale për të përballuar problemet që po hasin në biznesin e tyre.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)