Aplikacion
Në mesnatë, Kim Jong Un mirëpriti mysafirin e tij të rangut të lartë në Korenë e Veriut, presidentin rus Vladimir Putin , i cili mbërriti të mërkurën.
Pavarësisht kohës së avancuar, të pazakontë, pritja ishte mbresëlënëse, me nderime, tapete të kuq, por edhe pritje që dy drejtuesit të lëviznin së bashku në të njëjtën limuzinë.
Por kush do të hyjë i pari? Kamerat i kapën dy liderët duke “u grindur” se cili nga të dy do të hynte i pari, duke ia lënë vendin tjetrit (në videon e parë).
Ata po ngrinin duart duke treguar drejt limuzinës, duke i bërë shenjë njëri-tjetrit të hynin, por pa ndërruar vendet. Në fund ishte Putini që i dha fund debatit të vogël dhe hyri ai i pari. /ZOOM.AL/